Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po punon intensivisht për të siguruar një emër cilësor si zëvendësues për Toni Kroos. Një emër që ka bërë shumë zhurmë është braziliani, Bruno Guimaraes, i cili aktualisht luan për Newcastle në Premier League.
Sipas mediave spanjolle, kampionët e Evropës kanë nisur negociatat për blerjen e Guimaraes. Megjithatë, kërkesa e Newcastle për 120 milionë euro për kartonin e tij nuk është e vetmja pengesë. Pep Guardiola i Manchester City gjithashtu ka interes për futbollistin brazilian.
Florentino Perez është një president që nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një lojtar. Ai pritet të bëjë të pamundurën për ta transferuar Guimaraes në kryeqytetin spanjoll.