Sezoni cilësohet si tejet pozitiv për ekipin madrilen
Në një sezon jo të mirë në fushë përsa i përket trofeve më të rëndësishëm, Real Madrid ka shënuar një rezultat të shkëlqyer përsa i përket llogarive. Pasqyrat financiare që u mbyllën me një rezultat pozitiv prej 11.8 milionë Eurosh.
Krahasuar me sezonin e kaluar, të ardhurat u rritën me 16.8%, ose 120 milionë Euro, pa llogaritur merkaton e lojtarëve. Rritje shënuan veçanërisht të ardhurat nga marketingu dhe stadiumi.
Rritja e kapacitetit të Santiago Bernabeu, do të bëjë të sjellë më shumë të ardhura për klubin nga shfrytëzimi komercial i hapësirave për ture, evente, bare dhe restorante dhe dyqane.
Vlerësohet se rritja do të nisë në Janar 2024 dhe do të zhvillohet në mënyrë progresive. Rritja e të ardhurave do të përkthehet edhe në rritjen e shpenzimeve për merkaton e futbollistëve.
Tv Klan