Pas gjetjes së plumbit në oborrin e shtëpisë, kryetari Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar në orët e pasdites. Ai thotë se me plumbin është lëshuar mesazh i qartë kërcënues mafioz. Ai thotë se ndjen keqardhje që familjarët e tij e kanë përjetuar keq këtë situatë, por shpreh keqardhje që për ata politikanë që tregojnë se argumenti i tyre për të heshtur zërin e dikujt janë plumbat.
“Kujtdo që e ka lëshu atë plumb, i them se edhe sikur artileri të rëndë të lëshoni, NDRYSHIMI KA FILLUAR DHE NUK KA ASGJË QË E NDAL! Ju mund të më vrisni mua, dhe kjo do të ishte një humbje e madhe për familjen time dhe më vjen keq që këtë po e lexojnë edhe fëmijët e mi…por ju do të vrisnit vetëm një njeri por çfarë do i bëni mijëra, qindramijrave e miliona njerëzve që tashmë janë çuar në këmbë? Ju nuk mund të heshtni, vrisni, ndaloni Një Popull! Faleminderit të gjithë ju që po më mbështesni! Zemrën ma bëni mal! Ndryshimin e keni filluar dhe me mua ose pa mua Ndryshimi U Kry!”, tha Arben Taravari/tvklan.mk