Reagon shkolla ku 14-vjeçarja nga Shkupi po ndiqte mësimet: Na fal, mësuesit nuk dinë ta zgjidhin këtë detyrë

Maqedonia është tronditur nga vrasje e një 14 vjeçarje nga Shkupi dhe një 74 vjeçari të cilët u gjetën të vdekur në periferi të kryeqytetit maqedonas.

Për vrasjen makabër ka reaguar edhe shkolla ku 14-vjeçarja po ndiqte mësimet.

Në postimin e bërë në Facebook, thuhet se “këtë detyrë ata nuk po dinë ta zgjidhin” pasi edhe janë pa fjalë nga rasti që tashmë ka goditur gjithë vendin.

“Mësuesit nuk dinë ta zgjidhin këtë detyrë, Vanja. Na fal, nuk mundemi, nuk dimë të themi lamtumirë.. Qoftë e ndritur rruga jote drejt përjetësisë! Buzëqeshja dhe shpirti yt i sinqertë do të qëndrojnë përgjithmonë në zemrat tona. Me dhimbje dhe dashuri te pa mase mesueset dhe shoqet e klases tende e shtrenjta Vanja!”, thuhet në reagimin e shkollës.

Kujtojmë se vrasja e vajzës lidhet me vrasjen e një 74-vjeçari. Siç njoftoi Prokuroria e Shtetit maqedonas, është konstatuar se vajza është vrarë të hënën në mëngjes, rreth orës 10:00, vetëm pak orë pas rrëmbimit.

Ndërkaq nga raportimet e fundit që vijnë nga Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë thuhet se babai i 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i pajetë i së cilës u gjet dje në rrethinën e Shkupit, ishte përfshirë në organizimin e rrëmbimit të vajzës për të zhvatur para nga nëna e të miturës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share