Reagon Qeveria e Kosovës: Rama anuloi mundësinë për nënshkrimin e 13 marrëveshjeve, vendim i njëanshëm

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu ka reaguar pas konferencës së Kryeministrit Edi Rama që njoftoi anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në një reagim dërguar gazetares së Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, zëdhënësi i qeverisë së Kosovës thotë se Kryeministri Rama anuloi mundësinë për nënshkrimin e 13 marrëveshjeve mes dy vendeve.

Qeveria e Kosovës: Mbledhjet e përbashkëta janë ndërmarrje të madhe organizative, të cilave u paraprinë një punë e madhe e ministrive për të përgatitur atë ditë. Nesër do të duhej të nënshkrueshin13 marrëveshje të reja. Ato kishin synim t’i afronin ekonomitë tona, sistemet tona të drejtësisë, arsimit, kulturës, etj. Janë qytetarët ata që do humbasin më së shumti. Për fat të keq, anulimi i mbledhjes nga ana e kryeministrit Rama anuloi mundësinë për t’i nënshkruar ato. Takimet bilaterale do të mund të mbaheshin çdo ditë tjetër. Jemi fare afër njëri-tjetrit si vende. Nuk do të ishte hera parë që do të takoheshim brenda ditës. Por është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme.

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e së martës se mbledhja e parashikuar nuk mund të zhvillohet në formatin e planifikuar, kjo për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, e në vend të kësaj Kryeministri kërkoi takim më të ngushtë vetëm me Kurtin dhe ministrat e Jashtëm e të Mbrojtjes.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share