Reagon Klinika e Onkologjisë – akuzat e Mickoskit janë të pabaza

“MUNGESA E DISA BARNAVE KA QENË GLOBALE”

Të gjitha akuzat janë të pabaza, nuk bëhet fjalë skandal të ri që është publikuar nga Hristijan Mickoski liderit të VMRO-DPMNE-së në konferencën e djeshme për media. Në këtë mënyrë reaguan nga Klinika e Onkologjisë për pretendimet dhe dokumentet e publikuara. Prej aty thone se i gjithë dokumentacioni i është dorëzuar në tërësi Komisionit Anketues.

“Klinika tërheq sasi të barnave nga furnitorët, kryesisht në baza mujore. Për shkak të nevojave të shtuara dhe pacientëve të rinj, shpesh ndodh që shumat e tërhequra të shpenzohen më shpejt dhe të shpenzohen më herët se sa ishte planifikuar. Në këto raste, furnizuesve u duhet kohë për të ofruar sasi të reja. Kjo nuk mund të jetë objekt i referencës negative. Arsye shtesë për disa barna është mungesa globale apo rajonale, që është dukuri e zakonshme gjatë dhe pas pandemisë” – tha Klinika për Radioterapi dhe Onkologji-Shkup.

Reagimi i klinikës vjen pasi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje tha se ka njoftime të reja për Klinikën e Onkologjisë për periudhën nga viti 2021 deri 2023. Ai prezantoi raportin e Fondit për Sigurim Shëndetësor që kishte kryer kontroll financiar të furnizimeve publike të MSH-së për periudhën nga 1 gushti 2021 deri më 1 gusht 2023 dhe të Klinikës për Onkologji për periudhën dhjetor 2022 deri në mars 2023.

“Raport tregon se ilaçet për pacientët janë vonuar, kurse për këtë askush nuk ka dërguar shkresë dhe nuk ishin ndërprerë marrëveshjet me furnizuesit, s`ka pasur kontrolle gjatë aplikimit të ilaceve që u jepen pacientëve të shtruar në Klinikë dhe u janë dhënë ilace pacientëve që duhet t`I pranojnë në klinikë tjetër, kurse për këtë s`ka apsur asnjë konfirmim nëse ata ilace i ka marrë pacienti” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Ndërkaq, Kryetarja e Komisionit Parlamentar për skandalin në Klinikën e Onkologjisë, Rashela Mizrahi, ka theksuar se në këtë klinikë ka ekzistuar kancer-mafia dhe ka kërkuar të vazhdohet afati I punës së Komisionit, por edhe të përfshihen periudha nga viti 2023.

Sipas Mizraehit, deri tani janë marrë në pyetje 49 dëshmitarë dhe ekspertë, kurse 10 persona edhe pse të ftuar nuk u janë përgjigjur pozitivisht ftesës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share