Reagojnë Letonia dhe Lituania: Çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s duhet të mbrohet

Ministri letonez i Mbrojtjes Artis Pabriks tha se Letonia përkrah plotësisht Poloninë.

“Letonia qëndron plotësisht me miqtë polakë”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda është shprehur se vendi që ai drejton po mban një kontakte të afërta të vazhdueshme me Poloninë.

“Lituania qëndron në solidaritet të fortë me Poloninë,” shkroi ai në Twitter, duke shtuar se “çdo pëllëmbë e territorit të NATO-s duhet të mbrohet!”

Lexo gjithashtu
Total
0
Share