Reagon Banka e Serbisë për ndalimin e dinarit në Kosovë, e quan vendim “arbitrar”

Banka e Serbisë ka reaguar pas paralajmërimit për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë.

Përmes një njoftimi, sipas “Radio Kim”, nga kjo bankë kanë thënë se një vendim i tillë është “i njëanshëm” dhe sipas tyre, në kundërshtim me standardet ndërkombëtare në fushën e financave dhe bankave.

Po ashtu, sipas tyre, kjo është në kundërshtim edhe me marrëveshjet e arritura deri tani dhe mënyrën se si ka qarkulluar dinari për vite.

“Masat e shpallura në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe diskriminuese rregullojnë fushën e transaksioneve të pagesave me para në dorë dhe ndryshojnë mënyrën e funksionimit të transportit të dinarëve vite më parë dhe praktikisht e bëjnë të pamundur pagesën me para të gatshme në dinarë.” – thuhet se shkruan tutje në njoftim.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka komentuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme të BQK-së, e cila e ndalon e dinarit serb në Kosovës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me këtë çështje, në një konferencë për media, ai ka thënë se BE-ja është duke e analizuar këtë situatë.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë.” – ka thënë ai.

“Kosova dhe Serbia duhet të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në situatën në terren.” – është shprehur tutje Stano.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share