Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka reaguar për ngjarjet e fundit me përdhosjen e flamurit kombëtar ku mes tjerash thotë se diplomacia nuk është reality show, njofton Klan M.
“Po ndjekim me vëmendje situatën, jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse, gjithë faktorin politik shqiptar dhe partnerët tanë. Ju siguroj që po veprojmë në përputhje me praktikën diplomatike.
Diplomacia nuk është një reality show; marrëdhëniet mes shteteve nuk ndërtohen mbi emocionet e individëve, çështjet shkojnë përtej asaj që duket.
Qetësia dhe maturiteti mbeten udhërrëfyesit tanë” – ka shkruar Meidani në FB. /tvklan.mk/