Reagime pas tarifave nga SHBA! Vjosa Osmani kërkon të pezullohen tarifat e importit për të gjitha produktet nga SHBA

Kërkesa për heqjen e tarifës ndaj SHBA-së është bërë shkak I përplasjeve në rrjete sociale ndërmjet zyrtarëve të Presidencës së Kosovës dhe të Qeverisë.

Krejt kjo pas njoftimit të presidentes Osmani se ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, u mor me qasjen e dërgimit të kërkesës nga president. Ai ka thënë se shteti serioz këto çështje i trajton larg mediave e nuk munguan kundërpërgjigjet nga stagi i presidencës.

Këto përplasje publike analisti Artan Muhaxhiri i sheh si një lojë pozicionimi për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm.

Sipas tij, fakti që përplasjet po ndodhin në rrjetet sociale dhe në media tregon mungesë lidershipi nga të dyja palët.

Përveq presidentes qeverisë për heqjen e taksave ndaj SHBA-së i kanë bërë thirrje  edhe partitë politike opozitare si dhe Oda Ekoniomike Amerikane dhe Oda Eokonomike e Kosovës.

Kërkesa për heqjen e doganore për mallrat amerikane  vjen menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i ka vënë tarifa 10% edhe Kosovës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share