Re bërthamore nga Ukraina në Poloni?

Zyrtari rus: Shkatërruam depon e municioneve me uranium të varfëruar

Në këtë filmim që qarkullon në rrjetet sociale, pretendohet se shfaqen shpërthime të datës 13 Maj në një depo ushtarake në qytetin ukrainas të Kmeminskit, ku ruhej municion bërthamor.

Siç citohet në mediat ruse, ai tha depoja ruante municion bërthamor me uranium të varfëruar që kishte mbërritur nga Britania e Madhe, që ka njoftuar që në Mars se do ta pajiste Ukrainën me municione të tilla.

Në rrjetet sociale po ashtu qarkullojnë lajme të pakonfirmuara se shpërthimet kanë krijuar një re me rrezatim bërthamor në këtë zonë, që ka mbërritur deri në Poloninë fqinje, kufiri me të cilën ndodhet 300 kilometra në perëndim të Kmeminskit.

Megjithatë, Agjencia Kombëtare Polake e Energjisë Bërthamore refuzoi kategorikisht vërtetësinë e këtyre lajmeve, që i quajti “dezinformim”, që në këtë rast është përhapur nga Rusia.

Sipas matjeve të kësaj agjencie, në territorin polak ka pasur luhatje të rrezatimit bërthamor por në nivele tepër të ulëta që nuk janë të rrezikshme për njeriun dhe që ndodhin zakonisht.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share