Me marrëveshjet në rastin “Zinxhiri”, janë kthyer jo më pak se 1.000.000 euro në buxhetin e shtetit, këtë e bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, nga ku njoftojnë se në bazë të dispozitave nga Kodi Penal lidhur me këtë lëndë, tre personave juridikë për vepër të kryer të vazhdueshme penale “evazion fiskal”, gjykata iu shqiptoi dënime në të holla prej nga 500.000 denarë, njërit person juridik për veprën e njëjtë i është shqiptuar dënim në të holla prej 1.000.000 denarë dhe dy personave juridikë të cilët përveç “evazionit fiskal” kanë kryer edhe vepër penale “pastrim parash” u janë shqiptuar dënime nga 400.000 denarë.
“Në ballafaqim me provat e mbledhura gjatë hetimit dhe periudhës për vlerësimin e aktakuzës, gjashtë të dyshuar dhe gjashtë persona juridikë penalisht përgjegjës kanë paraqitur iniciativa për pajtim në prokurori. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup i ka pranuar marrëveshjet e propozuara dhe në bazë të tyre ka miratuar aktgjykime” – thonë nga PNKOK.
Po ashtu për gjashtë kompanitë me të cilat është arritur marrëveshje, janë dënuar nga gjykata me rreth 8.000 euro, njëra kompani është denuar me gjobë me një million ndërsa njëra nga kompanitë e mbetura është dënuar me gjobë identike me 6.500 euro.
“Sipas dispozitave të Kodit Penal, dënimi me gjobë shqiptohet si dënim kryesor për krimet ndaj personave juridikë, ndërsa për krimet për të cilat është paraparë dënim me burg së paku tre vjet, personi juridik dënohet me gjobë në deri në një milion denarë ose nëse vepra është kryer nga interesi vetjak ose është shkaktuar dëm i madh, deri në pesëfishin e shumës së dëmit të shkaktuar ose dobisë së arritur” – thonë nga PNKOK.
Përndryshe, pas miratimit të Aktakuzës për lëndën “Zinxhir”, të parashtruar nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Gjykata Themelore Penale Shkup për sot caktoi seancë për debat kryesor. Procedura hetuese kundër 26 pronarëve dhe udhëheqësve të 28 personave juridikë ka filluar më 30 tetor 2023. /tvklan.mk/