Rasti “Vanja” / Dëshmon shefi i Njësisë për krime – zbulohen detaje nga hetimi!

Në seancën e sotme gjyqësore për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit, dëshmoi Dejan Dimovski, shef i njësisë për krime të dhunshme në SVR Shkup. Ai ka shpjeguar me detaje se si u krye kërkimi i Vanjës së zhdukur, por zbuloi edhe detaje për sjelljen e babait të Vanjës, Aleksandër Gjorçevskit.

– Ai i parashikonte ngjarjet gjatë gjithë kohës. Ai fillimisht pretendoi se ishte rrëmbyer, më pas vrarë. Ai përsëriste vazhdimisht. Të pandehurit Velimir dhe Bore na thanë se babai i Vanjës e dinte që ajo të hënën do të ishte vetëm.

Dëshmitari  gjithashtu zbuloi se babai i Vanjës kishte shkruar një mesazh ku pyeste sa para kërkoni   por me sa duket ai kishte gabuar grupin në viber. .

– Aleksandri dërgoi një mesazh në një grup prindërish në Viber, ai kishte gabuar grupin, kështu që e ka fshirë porosin. Por disa nga prindërit e panë atë. Aty thuhej: “Më thuaj sa para të duhen?”

Ai theksoi se edhe nëna e Vanjës, Zorica, i kishte thënë se bababi I Vanjës I ka thënë se nëse i kërkohen para të mos shqetësohej,se  do ti mernin parat nga Hari.

Shefi Dimovski po ashtu theksoi se I dyshimit ka qenë babai iVanjës, pasi mënjëhër pas zhdukjes kishte filluar ta kërkoj , duke lëvizur në drejtim të rrugës Kachanicki pat, ku pikërishtë kishin kaluar  dy veturat, “Citroen” dhe “Renault Kangoo”, dhe në njërën prej tyre gjendej Vanja.

– Kur e pyetëm se përse ka vozitur në atë drejtim, ai na tha se nga filmat që ka parë,  të rrëmbyerit i çojnë përtej kufirit, prandaj edhe është nisur andej. Por kur i thashë pse nuk shkove në kufi, tha se kishte shumë trafik dhe shumënjerëz dhe është kthyër”, dëshmoi shefi.

Te akuzuarit  Keshishev, Manev dhe Videvski gjatë marrjes në pyetje thanë se babai i të vrarës Vanja i ka treguar Palços se vajza do të shkonte vetëm në shkollë atë ditë dhe jo e shoqëruar nga motra e vogël si zakonisht.

Kjo ka shtuar edhe më shumë dyshimet e hetimeve.

I akuzuari i parë, Ljupço Palevski, e pyeti dëshmitarin: “A keni pasur prova konkrete që unë dhe babai i Vanja Aleksandrit kemi kontaktuar me njëri-tjetrin, përveç asaj që ju kanë thënë Velibor dhe Bore?

“Jo”, u përgjigj dëshmitari.

“A i pyetët të arrestuarit se kur u hap gropa për Vanjan?

Na thanë një herë atëherë, më 27.11.2023, një ditë më parë”, u përgjigj shefi.

“Për rrëmbimin e Pançes, a më keni parë në ndonjë nga regjistrimet?”, ka pyetur i akuzuari.

“Po”, u përgjigj shefi.

Në seancën e sotme për gjykimin për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit, dëshmoi edhe xhaxhai i nënës së Vanjës, Mitre Llazarov.

Ai tha se zhdukjen e mbesës e ka mësuar nga nëna e saj.

– Më lajmëroi Zorica, më thirri se Vanja është zhdukur. Më tha se sinjali i fundit nga telefoni i Vanjës ishte në Silbo, te Partizanska. Shkova duke kërkuar nëpër rrugicat, se aty jetoj. Aty pashë Aleksandrin, të ulur në automjet, me një polic tjetër. Më tha që Vanja është vrar, do të mbytem edhe unë. Ai nuk doli nga makina ndërsa ne po kërkonim. Pastaj ai edhe u largua, dhe unë vazhdova të kërkoja, dëshmoi Lazarov i shqetësuar.

Pyetjes së prokurorit ai u përgjigj se kjo sjellje e babait Aleksandrit ishte e çuditshme për të.

Seanca e sotme gjyqësore përfundoi me dëshminë e tij dhe ajo e radhës vazhdon më 13 nëntor.

Prokuroria akuzon Ljupço Palevskin, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski, për dy vrasjet e tmerrshme. Të gjithë u deklaruan të pafajshëm në seancën e parë të gjykimit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share