14-vjeçarja Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçari Pançe Zhezhovski kanë përjetuar vuajtje të rënda psiqike para se të vriten. Sipas autopsisë dhe një pjesë të provave të prezantuara para Gjykatës Penale, ndaj të dyve është shtënë në kokë me plumba të kalibrit të njëjtë – 9 milimetra.
Sipas dëshmive të Prokurorisë, Gjorçevska nuk është ngulfatur në veturë derisa transportohej nga rrëmbyesit. Ka qenë e gjallë kur është shtënë ndaj saj, pas shpine, nga gjysmë metri largësi. Në drejtim të saj është shtëna derisa ka qenë në gjunjë, kurse në pozitë të njëjtë është vrarë edhe Zhezhovski.
Para se të vritet, Vanja ka ecur nëpër baltë, që është konfirmuar nga provat dhe shenjat e e lëna në këpucët e saj sportive, kurse balta është gjetur edhe nën thonjtë e saj.
Analiza e gjurmëve të ADN-së nga “ngjitësja” që ishte gjetur në gojën e vogëlueshes, ka treguar se ka gjurmë që I përgjigjen të akuzuarit, Velibor Manev.
Lidhur me këtë rast janë të akuzuar, Ljupço Palevski, Velibor Manev dhe Vlatko Keshishov, si dhe I ati I Vanjës, Aleksandar Gjorçevski. Ata në seancën e parë gjyqësore u deklaruan se nuk janë fajtorë.