Rasti tragjik në Sllatinë: E ëma dhe e bija kanë vdekur nga helmini!

PTHP: TEK TRUPAT E PAJETË NUK JANË GJETUR SHENJA DHUNE

Helmimi, sipas të gjitha gjasave është shkaku I vdekjes së 36-vjecares dhe vajzës së saj të mitur, që dje ishin gjetur në shtëpinë e tyre familjare në Sllatinë të Tetovës.

Këto janë njohuritë e para nga autopsia, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Tetovës dhe MPB-ja, duke shtuar se intensivisht po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

“Nga trupat e pajetë të viktimave janë marrë mostra për analiza plotësuese toksikologjike me qëllim të konstatimit të shkakut të helmimit. Tek trupat e pajetë nuk janë gjetur gjurma të dhunës. Gjithashtu me urdhër të Prokurorit Publik do të merren edhe mostra të gjakut dhe urinës edhe nga anëtarët tjerë të familjes – babait dhe një fëmiu tjetër, për të kontrolluar prezencën eventuale të toksinave” – thonë nga PTHP – MPB.

Ndryshe, MPB-ja gjatë ditës së djeshme njoftoi se në një shtëpi familjare në Sllatinë të Tetovës ishin gjetur trupat e pajetë të një 36-vjecare dhe vajzës së saj të mitur.

Trupat e pajetë I kishte gjetur nëna e viktimës 36-vjecare e cila kishte thirrur ndihmën e shpejtë. Në shtëpi kishin qenë edhe babai 50 vjecar dhe I biri 9-vjecar.

9-vjecari I cili kishte qenë dëshmitar I dramës familjare, nga spitali është marrë nga shërbimet sociale, kurse babai I tij është liruar nga policia për shkak të organizimit të ceremonisë mortore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share