Rasti “Talir 2”: Edhe gjashtë vite burg për Gruevskin

GJYKATA SOLLI AKTVENDIM QË TË KONFISKOHET SELIA E VMRO – DPMNE-SË

Gjykata Themelore Penale Shkup dënoi me 6 vite burg ish kryeministri Nikolla Gruesvki, ndërsa ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovskin mori dënim me kusht me dy vite burg. Sipas aktvendimit të Gjykatës Penale për rastin “Talir 2”, dy të dënuarit kanë kryer veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare. Po ashtu, gjykata vendosi që të konfiskohet selia partiake e VMRO – DPMNE-së dhe përfitimet pronësore.

“Janë fajtorë sepse i akuzuari Gruvski, i cili ka qenë kryetar i partisë politike VMRO – DPMNE, së bashku me Bozhinovskin, i cili ka qenë sekretar gjeneral i partisë, kanë fituar në mënyrë pronë, përkatësisht objekt, me vlerë prej 132 milionë denarë”, deklaroi gjykatsja Daniela Aleksovska-Stojanovska

Gjykatësja tha se, dy të akuzuarit kanë krijuar vetë pasqyrë duke pretenduar se selia e partisë politike VMRO – DPMNE po ndërtohet në mënyrë të rregullt, ndërsa dëshmitë tregojnë se ajo ka qenë me marrëveshje në kundërshtim me ligjin dhe shtoi se, vetëm pajisja e qendrës së palestrës së selisë kushton 65 mijë euro.

Dy të akuzuarit kanë mundësuar që personi juridik kompania “Beton” SHA Shkup ta ndërtojë selinë e partisë politike VMRO – DPMNE, në kohën kur kompania ka pasur marrëveshje të nënshkruara për furnizime publike me organe shtetërore dhe institute publike apo ndërmarrjes, në kundërshtim me Ligjin për parti politike, Ligjin për financim të partive politike dhe Ligjit për raporte obligative.

Shqiptimi i aktvendimit vjen pasi dje pala mbrojtëse tha fjalët përfundimtare. Ndërkohë, në seancën paraprake, në fjalët përfundimtare, prokurori Lubomir Lape kërkoi që ato të shpallen fajtorë dhe kërkoi edhe konfiskimin e pronës së partisë, mes të cilave edhe selisë qendrore.

Aktvendimi për këtë lëndë nuk është i plotfuqishëm dhe palët kanë të drejtë për ankesë afat prej 15 ditëve pas pranimit të aktvendimit në formë të shkruar.

Gruevski deri më tani është dënuar edhe në rastet “Tanku”, “Dhuna në Komunën Qendër”, “Parcelat në Vodno” dhe “Kosmo”. Përfshirë edhe aktvendimin e sotëm, Gruevski duhet të vuajë dënim prej mbi 25 vite.  /KLanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share