Rasti “Stojçe”: Ministrja e habitur nga vendimi i institucionit të cilin e udhëheq

TRENÇEVSKA: “DO T’I MARR DOKUMENTET DO TA SHOH SE PËRSE ËSHTË REFUZUAR”

“Do t’i marrë këto dokumente dhe do ta shoh këtë rast se përse është refuzuar. Do të duhet të komunikojmë edhe me komisionin e mjekëve të cilët japin këto të drejta”

Ministrja për punë dhe Politikë sociale Jovanka Trençevska mori dokumentet e Stojçe Ivanovskit për të parë se përse është refuzuar për ndihmë sociale për kujdes të personit tjetër. I punësuar në Ndërrmarjen Rrugët Shtetërore i cili humbi shikimin 99% për shkak ngarkimit të tij në punë. Ministrja Trençevska premtoj se do ta shqyrtoj rastin e tij dhe do të sheh se ku ka çaluar sistemi.

“Do të duhet sërish të aplikoj. Që të fitosh një të drejtë sociale do të duhet t’i kesh të gjitha dokumentacionet dhe kërkesë për atë se çfarë kërkon. Në këtë mënzrë qëndra për punë sociale në Tetovë të merr një vendim” – tha Jovanka Trençevska, ministre për punë dhe politikë sociale.

E pyetëm se përse institucionet kanë refuzuar kërkesën e tij duke marrë parasysh se k të drejtën ta shfyrtëzojë këtë ndihmë e ajo u përgjigj:

“Do të duhet të shoh t’i shohë të gjitha dokumentat, nuk mund që vetëm me një shikim të tregoj se a është refuzuar padrejtësisht apo jo”

Stojçe në vitin 2013 është paraqit në konkurs special të Ministrisë për punë dhe politikë sociale për punësimin e 30 personave me nevoja të veçanta. U punësua si dispeçer dhe ishte i angazhuar që të përgjigjet në thirrje telefonike tek Rrugët e Maqedonisë. Dhe gjithçka ishte në rregull deri aty, derisa nuk filluan t’ia ndryshojnë vendin e punës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share