Rasti Ruskovska – Muaremi, reagon Shoqata E Prokurorëve Publik Të RMV-së

“LETRA E RUSKOVSKËS NDAJ AMBASADAVE E PANEVOJSHME

Ndaj  përplasjes mes kryeprokurores për Krim të Organizuar dhe Korrupsion dhe drejtorit të Policisë Financiare, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve Publik të Maqedonisë së Veriut. Nga kjo shoqatë e kanë quajtur të paarsyeshme letrën e Ruskovskës drejtuar ambasadave, ndërsa pretendojnë se ajo nuk ka qenë e penguar të zhvillojë hetime për lëndët që janë nën kompetenca të saj.

Shoqata e Prokurorëve Publik të Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj letrës së hapur të prokurores Vilma Ruskovska, që ia drejtoi mbrëmë ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare. Sipas kësaj shoqatës, veprimi i Ruskovskës ka qenë i paarsyeshëm dhe e dëmton imazhin e funksionit të prokurorit publik, si dhe shkel Kodin e Etikës.

“Si prokuror publik nuk shohim asnjë arsye për thirrje të këtillë dramatike të mesnatës ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe diplomatëve, posaçërisht që as prokurorja Ruskovska, as prokurorët e tjerë nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në asnjë moment nuk kanë qenë të penguar të zhvillojnë hetime për lëndë në kompetenca të tyre”,kanë reaguar nga Shoqata E Prokurorëve Publik Të RMV-së.

Në reagim më tej thuhet se, gjatë veprimeve në lëndë, prokurorët e kësaj prokurorie, si edhe gjithë prokurorët e tjerë publik, duhet të udhëhiqen nga parimet e ligjshmërisë dhe drejtësisë.

“Prokuroria Publike bazohet në parime të hierarkisë dhe vartësisë, që do të thotë se çdo prokuror publik përgjigjet për punën e tij para prokurorisë më të lartë. Asnjë prokuror publik nuk guxon të konsideroj veten si të gjithëfuqishëm dhe të refuzojë kontroll ndaj procedurës. Një kontroll e tillë ka për qëllim pikërisht shmangien e veprimit të paligjshëm dhe arbitraritetit, si dhe garantimin e drejtësisë së procedurës”,kanë reaguar nga Shoqata E Prokurorëve Publik Të RMV-së.

Nga kjo shoqatë kanë shtuar se, Prokuroria Publik ka pasur dhe ka kapacitete dhe mundësi institucionale t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të vendosë absolutisht në mënyrë të pavarur në çdo lëndë, pa pasur nevojë për mbikëqyrje nga ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share