“Rasti Rubiales” trazon futbollin, Ceferin: Nuk do ketë dy pezullime

I pikëlluar që ngjarja lë në hije triumfin e Spanjës

Skandali që ka përfshirë presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ka nxitur reagimin e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin. Në një prononcim për revistën prestigjoze franceze ‘L’Equipe’ numri 1 i futbollit europian ka konfirmuar se rasti po shqyrtohet nga drejtësia.

“Unë jam një avokat dhe një nga nënkryetarët e FIFA-s. Rasti i Rubiales është në duart e organit disiplinor të Federatës Ndërkombëtare. Çdo koment që mund të bëj do të tingëllonte si presion. Më duhet të them vetëm se jam i pikëlluar që një ngjarje e tillë lë në hije fitoren e skuadrës spanjolle. Ai është i pezulluar nga të gjitha detyrat, kudo. Nuk ka nevojë të pezullohesh dy here,”

Puthja në buzë e futbollistes spanjolle Jenni Hermoso nga ana e Rubiales ka ngritur shumë diskutime rreth të ardhmes së tij si presidenti i Federatës Spanjolle. Rasti shtyu nënën e 46-vjeçarit për të hyrë në grevë urie, por që u detyrua ta ndërpresë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ajo kërkon nga opinioni publik që djali i saj të mos sulmohet verbalisht dhe në mënyrë çnjerëzore.

Nëse Luis Rubiales shpallet fajtor për sulm seksist ndaj lojtares kampione Bote, atëherë ai rrezikon deri në 15 vite pezullim nga funksionet publike. Ngjarja ndodhi në muajin Korrik gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, ku Spanja u shpall kampione e Botës pas triumfit ndaj Anglisë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share