Rasti “Onkologjia”: Presidenti dhe kryeministri bëjnë thirrje për hetime!

MICKOSKI: TË DORËHIQET QEVERIA DHE TË SHKOJMË NË ZGJEDHJE

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka përsëritur sot edhe njëherë se, nuk do të ketë falje për askënd në lidhje me rastin e Onkologjisë. Ai tha se bëhet fjalë për një rast të tmerrshëm, për të cilin MPB-ja ka një ekip të përkushtuar që punon për mbledhjen e dëshmive të mëdha, ku më pas punojnë me Prokurorinë.

“Pas 20 vitesh nga gjithçka që dëgjuam në këtë shtet, që ndodh në një numër të madh sektorësh dhe veçanërisht në shëndetësi, për herë të parë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria hynë dhe morën masa në pjesën e grumbullimit të dëshmive, lidhur me akuzat dhe dyshimet e paraqitura publikisht nga ana e qytetarëve, mediave, pacientëve, lidhur me terapitë që janë dhënë në njërën nga klinikat në Qendrën Klinike në Shkup”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministë i RMV-së.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarvoski në reagimin e tij, ka kërkuar dënime të merituara për autorët e veprës penale dhe proces gjyqësor të drejtë. Ai tha se, asnjëherë se me zvarritjen e procedurave gjyqësore dhe mungesën e përgjegjësisë personale, asnjëherë nuk do të bëhemi shoqëri evropiane.

“Bëj thirrje për kompletim të shpejtë dhe efikas të hetimit dhe të procedimeve gjyqësore – prokuroriale pa selektim dhe dënim adekuat për të gjithë ata për të cilët do të dëshmohet se kanë kryer vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Është koha të konfirmojë se jemi të aftë në praktikë dhe jo vetëm me fjalë që të ballafaqohemi me format e rënda krimit dhe korrupsionit të organizuar dhe përfundimit të ndërpresim kulturën e pandëshkueshmërisë për shkelje serioze të ligjit”, tha Stevo Pendarovski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar përgjegjësi penale dhe politike, duke shtuar se Qeveria duhet të jep dorëheqje të parevokueshme dhe të shkohet në zgjedhje të shpejta.

“Ata praktikisht janë bashkuar për të bërë krime ndaj njerëzimit. Ne si VMRO-DPMNE para dy viteve alarmuam për ndoshitë në atë klinikë. Nëse kanë pak njerëzillëk në Qeveri, duhet të japin dorëheqje të parevokueshme dhe të dalim në zgjedhje të shpejta parlamentare”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar kërkuar që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë dhe mos të keqpërdoret për qëllime politike në momentin që vendi gjendet para një tjetër sfide të rëndësishme.

Nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit thonë se, me këtë rast u dëshmuar se kemi shëndetësi të kriminalizuar.  Lëvizja Demokratike shpreson se ky skandal nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular në Tetovë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share