Braziliani ka ndërprerë kontratën me Olympiacos, rikthehet në Madrid
Ndeshja e fundit e Marcelos me Olimpiakos-in ishte më 11 Janar. Që atëherë, ai nuk u pa më në fushë. Transferimi i tij te klubi i njohur grek u konsiderohet një dështim, ndërsa 34-vjeçari ka zhgënjyer mijëra tifozë, të cilët shkuan për ta pritur kur mbërriti në Pire.
Braizliani ka shënuar me skuadrën greke 3 gola në 10 takime, ndërsa vetëm dy herë e ka nisur si titullar. Në total, ai është aktivizuar 332 minuta, nga të cilat vetëm 92 kanë qenë në kampionatin grek.
Por sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, mbrojtësi i majtë e ka ndërprerë kontratën me Olimpiakos-in. Për më tepër që ai vuan nga një dëmtim, që e ka detyruar të mungojë në tetë takime.
Ai do të kthehet në kryeqytetin madrilen, e do të rinisë riaftësimin me stafin mjekësor të “Los Blancos”.
Marselo duhet që të vendosë për të ardhmen, ndërsa oferta ka marrë nga MLS në SHBA, Lindja e Mesme, Kampionati meksikan, si edhe nga vendlindja etij. Por largimi i tij ka lënë shije të keqe në Pire, me tifozët që e shikonin si një vlerë të shtuar, por që u doli shumë shpejt nga zemra.
Klan News