Rasti me mjekun Arben Hudi/ Ministri i Shëndetësisë, i mbyllur për media

Arben Travari nuk dëshiron që të komentoj për rastin e ndwrprerjes së kontratës së mjekut Arben Hudi në spitalin e Tetovës. Nga kabineti I tij na u tha që pyetjet për të duhet derguar në email-in, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, pyetjet e derguaar në email të Ministrisë asnjëherë nuk marrin përgjigje. Kështu ndodhi edhe sot.

Ndryshe dje mjeku Arben Hudit nga spitali Klinik në Tetov njoftoi se i është ndërprerë kontrata e punës për arsyeje politike nga Ministri Arben Taravari. Mjeku në reagimin e tij në facebook, ka shkruar se pavarësisht që Taravari ishte zotuar se të punsuarit me kontrata do të marrin vendime kjo gjë nuk vlen për të.

“Këto ditë më njoftuan se më ndërpritet kontrata për punë në Spitalin Klinik të Tetovës. Këtë e kam peshqesh prej Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, pa ndonjë arsye konkrete profesionale, pa ndonjë shkelje në punë, pa ndonjë vërrejtje, por mbetet vetëm arsye politike. Dua të rikujtoj paraprakisht se disa herë radhazi, vetë Taravari u zotua se të gjithë të punësuarit do të marrin vendime, por kjo nuk vlen për mua. Dua poashtu të potencoj se unë kam qenë i punësuar shumë vite më parë, falë kualifikimit tim profesional , kam punuar në COVID-19 ku sakrifikoja shëndetin tim dhe familijarëve te mi” – tha Hudi.

Për largimin si hakmarje politike, ka reaguar edhe deputetja Ilire Dauti ku mes tjerash ka shkruar:

“Para dite deklaron se janë konstatu dobësi përveç tjerash edhe profesionale, që çuan në vdekjen e femijës 14 muajshe, mbas dite largon mjek profesionist nga puna siç është Arben Hudi vetëm pse është perkrahës i z Ziadin  Selës dhe bashkëshort i ish deputetes Artina Qazimi.

Turp për ty Arben Taravari!

Më mirë largohu ti, sesa ti largosh profesionistët nga puna. Nuk kemi jetë për të ti falur ty”, ka shkruar deputetja Ilire Dauti

Lexo gjithashtu
Total
0
Share