Rasti “Lotaria Shtetërore”/ Shpallet fletarrest ndërkombëtar për Grubin dhe Bajramin

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për ish zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami. Në publikimin e MPB theksohet se personat janë nën hetim për kryerjen e veprës penale.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore duke ju caktuar paraburgim 30 ditorë ish zv.kryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

Kurse për 4 persona të tjerë të përfshirët në hetimin për “Lotarinë Shtetërore” Penalja vendosi shqiptimin e masave të sigurisë, përkatësisht marrjen e pasaportave. Dëmi i kryer në Lotarinë Shtetërore, sipas Prokurorisë është mbi 500 milionë denarë ose rreth 8,2 milionë euro

Lexo gjithashtu
Total
0
Share