Gjykata Penale gjatë ditës do të vendos nëse do të ketë paraburgim efekti për ish zv kryeministrin Artan Grubi dhe ish drejtorin e Lotarisë së Maqedonisë Përparim Bajrami.
Për katër të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari në procedurë paraprake me propozim të Prokurorisë Publike të Shkupit caktoi masa kujdesi, përkatësisht konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit dhe detyrimin të paraqiten një herë në javë në gjykatë.
Gjykata Themelore Penale Shkup është ende në proces të shqyrtimit të propozimit të Prokurorisë së Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi dhe ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami të cilët dyshohen për përvetësim në shërbim.
Të dy aktualisht nuk janë në dispozicion të organeve të rendit dhe nëse gjykata vendos ndalimin e tyre, ai do të zbatohet që në momentin e gjetjes.
“Gjyqtarit të procedurës paraprake i është dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të përfshirë në hetim lidhur me “Lotarinë Shtetërore”, e cila masë fillon të zbatohet nga zbulimi i tyre, për të cilin propozim gjykata është në procedurë e sipër, dhe për të cilën gjatë ditës do të informohet më tej opinioni”, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.
Për katër të tjerë të përfshirë në hetim, të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, gjyqtari në procedurë paraprake me propozim të Prokurorisë Publike të Shkupit i ka caktuar masat e kujdesit dhe të katërt janë marrë në pyetje në Gjykatën Penale gjatë natës.
Kundër vendimeve të Gjykatës, palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal.
Prokuroria Themelore Publike Shkup dje ka nisur hetime kundër gjashtë personave në lidhje me rastin “Llotaria Shtetërore”. Për dy prej tyre, siç njofton Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryesë kanë kryer veprën e përvetësimit në shërbim, ndërsa për katër të tjerët ka nisur procedimi për veprën e shpërdorimit të pozitën dhe autoritetin zyrtar. Ndërsa për dy persona tjerë në mmesin e të cilëve ishte edhe iush kryeministri Dimitar Kovacevski prokuroria ka vendosur se nuk ka elemnete qe të vazhdoj hetimi për ta. /tvklan.mk/