Rasti “Llaskarca”: Në Gjykatë mbërrin superekspertiza

LËNDA NIS NGA FILLIMI, KANË KALUAR 60 DITË PA SEANCË GJYQËSORE

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, më në fund ka mbërritur superekspertiza e profesorëve dhe inxhinjerëve, për aksidentin e rëndë para tri viteve kur në Llaskarcë, në autobusin e “Durmo Tursit”, jetën e humbën 16 udhëtarë.

Por, procesi gjyqësor do të nis më 24 Janar 2023, nga fillimi, për shkak të skadimit të 60 ditëve nga procesi i fundit gjyqësor. Ndërkohë, nuk ishte caktuar seancë e re, për shkak se pritej superekspertiza.

“Gjykimi do të vazhdojë më 24.01.2023 kur formalisht duhet të nis nga fillimi për shkak të skadimit të 60 ditëve, për çka palët janë dakorduar, që më pas të thirren edhe ekspertët që kanë përgatitur ekspertizën, me çka do të përfundojë procedura e dëshmive dhe do të jepen fjalët përfundimtare të palëve para publikimit të aktvendimit të shkallës së parë” – thonë nga Gjykata Themelore.

Gjykimi tashmë zgjat dy vite e gjysmë dhe janë prezantuar ekspertiza, si nga ana e Prokurorit ashtu edhe nga të akuzuarit. Por, gjykatësja ka dhënë urdhër për superekspertizë dhe këtu është bllokuar procedura.

Familjarët e viktimave dhe të lënduarve, para një muaji kishin protestuar para Gjykatës Penale, duke e akuzuar se tashmë tr evite në vend që ta zbatojë po e bllokon drejtësinë për këtë tragjedi. Më pas Kryetari I gjykatës ka pranuar të revoltuarit, duke paralajmëruar ekspertët se do të ngrejë procedurë nëse nuk përgatitet në afat të caktuar. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share