Sot nis seanca fillestare për tri infermieret që dyshohet për rrahjen e të moshuarës në Qendrën e të Moshuarës në Pejë “Orenda”.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Tringa Zhuti, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Pejë.
“Seanca pritet të fillojë nga ora 10:00”, ka thënë Zhuti.
Më 2 nëntor të vitit 2022, ky rast u bë i ditur pas publikimit të një videoje ku e moshuara rrahej fizikisht./Klankosova.tv