“ANTIKORRUPSIONI DEMANTOI GËNJESHTRAT E DPMNE-SË”
Partia e kryeministrit Dimitar Kovaçevski, LSDM, kërkon nga VMRO – DPMNE dhe lideri i saj, Hristijan Mickoski të kërkojnë falje ndaj kryeministrit, për akuzat se, Kovaçevski i ka ndihmuar kompanisë “Piksel grup” të marrë ndihmë, pasi Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit konstatoi se në këtë rast, nuk ka konflikt interesi.
VMRO pretendonte se, Kovaçevski, derisa ka qenë zëvendësministër i Financave dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë, ka ndikuar ndaj procedurës për ndihmë shtetërore të kompanisë Pixel group, e cila është e themeluar personalisht nga Kovaçevski dhe kumbari i tij, Goranço Paunov. Por sipas Antikorrupsionit, nuk ka shkelje ligjore nga ana e Kovaçevskit.
“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit përgënjeshtroi të gjitha gënjeshtrat e DMPNE-së dhe aferën e tyre të trilluar “Numëratori” dhe konstatoi: nuk ka konflikt të interesit te Kovaçevski. Me ditë, DPMNE ka zhvilluar përndjekje me gënjeshtra, manipulime. Të gjitha videot, animacionet, deklaratat, pres konferencat e rrejshme nga pallati i bardhë u konstatua se janë gënjeshtër e madhe, asgjë më shumë” – tha Darko Kaevski, LSDM.
Sipas komisionit për Antikorrupsion, kompania “Piksel grup” ka aplikuar në konkurs të hapur, ka plotësuar kushtet dhe marrëveshja për ndihmë financiare është nënshkruar para se Dimitar Kovaçevski të zgjedhet zëvendësministër i Financave.
Nga ky komision shtuan se, për të verifikuar pretendimet e shprehura në paraqitjen kundër kryeministrit, Antikorrupsioni ka siguruar dokumentacion nga Fondi për Inovacione, Qeveria, Drejtoria për zona të zhvilluara teknologjike industriale, drejtoria për të ardhura publike dhe të dhëna të tjera relevante. /KlanMacedonia/