Madje as edhe njerëzit e involvuar në sektorin e ndërtimtarisë nuk janë të vetëdijshëm se sa është vrima e sistemit – thotë gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski. Sipas tij, opsesioni për profite të mëdha I çon një pjesë të investitorëve që të mos mendojnë për veprimet e tyre, kurse u bashkohen të gjitha ata që duhet ta parandalojnë këtë qasje respektivisht ta korigjojnë.
Para një jave zjarri në diskotekën “Puls” në Koçanë mori 59 jetë njerëzish. Të dhënat e fundit nga institucionet kompetente hapën një sërë çështjesh dhe treguan shumë dobësi të sistemit.
Në këto dobësi, sic njofton KlanM, nuk është anashkaluar as edhe sektori i ndërtimtarisë. Dekani I Fakultetit të Ndërtimtarisë, Goran Markovski, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në këtë sektor ka “Bashkim kriminal” duke përmendur opsesionin për profite më të mëdha por duke anashkaluar ligjet dhe rregullat.
GORAN MARKOVSKI – DEKAN I FAKULTETIT TË NDËRTIMTARISË
“Me siguri bëhet fjalë për një opsesion për profite më të mëdha dhe investitorët potencial duke u udhëhequr nga ky parim, sakrifikojnë rreziqet dhd pasojat që mund të vijnë nga kjo qasje. Këtu u bashkohen edhe ata që duhet ta korigjojnë këtë qasje. Nuk do ta anashkaloja as edhe mjedisin inxhinjerik. Dhe, vijmë tek një Bashkim të përbashkët, do të thoja edhe Bashkim armiqësor ndaj shtetit, funksionimit të sistemit që rezulton me ngjarje të këtilla të padëshiruara”
Por, si duket një bashkim I këtillë kriminal në kierarkinë? Kush hynë në këtë sistem?
GORAN MARKOVSKI – DEKAN I FAKULTETIT TË NDËRTIMTARISË
“Shumë njerëz, varësisht objektit për të cilin bëhet fjalë. Shumica duhet të hyjnë, duke u nisur nga njerëzit që janë të afërt me krerët e pushtetit, deri tek eshalonet më të ulëta të zyrtarëve në institucionet shtetërore, komunat etj. Secili e gjen veten në këtë bashkim dhe secili ka çmim të caktuar”
Dekani Markovski, sic percjell KlanM, thotë se është ndërtuar një sistem që fillimisht nisi t`i largojë fëmijtë jashtë vendit, t`i ndajë nga prindërit dhe shokët, kurse ngjarja e fundit, sipas tij, tregoi se sistemi është edhe më I ashpër.
Sipas Markovskit për sanimin e sistemit shoqëror duhet të niset nga përgjegjësia.
Ai, sic percjell KlanM, ka komentuar një ndër mesazhet e tubimeve të fundit “Nëse do të ishte gjithçka sipas Ligjit, nuk do të kishte gjak”, duke pohuar se nëse gjithçka do të ishte konform ligjeve, rregullave e standardeve në sektorin e ndërtimtarisë nuk do të kishte tragjedi dhe viktima.