Rasti i habitshëm në Korçë: Hyri me forcë në bankë, por bëri vetëm foto!

Policia e Korçës vijon hetimet për të identifikuar të riun që mbrëmjen e së shtunës hyri me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë në qendër të Korçës.

Siç raporton gazetarja Daniela Zisi, ai nuk bëri asgjë tjetër përveç… disa fotove.

Kërkimet e policisë janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

TË LIDHURA
Hyn me forcë në një bankë, autori arratiset me telefon në dorë! Çfarë ndodhi në Korçë
Deri tani policia nuk ka mundur ta identifikojë të riun. Të dhënat e përfituara nga ekspertimi i kamerave të sigurisë të bankës, tregojnë që i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës. Pasi ka hyrë brenda ka përdorur telefonin për të bërë foto.

Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia. Policia dyshon që autori mund të ketë qenë në gjendje të dehur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share