Oda e mjekëve hedh topoin sërish tek ministri ARben Taravari rreth rastit me vdekjen e fosnjës 14 muajshe në Klinëknm për fëmijë në Kozle. Ata sot kanë shpallur vetën jokopetent për të shqyrtuar punën e Komisionit për Mbykqyrje Profesionale të themeluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe as të përcaktoj masa me iniciativ konkrete për rastin në fjalë.
“Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike nuk ka kompetencë ligjore për të shqyrtuar punën e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale të themeluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe as të përcaktojë masa me iniciativë të tij, veçanërisht për shkak se nuk disponon dokumentacionin mjekësor për në bazë të së cilës është përgatitur raporti. Shumica e dështimeve të evidentuara në raport janë dështime sistematike në këto institucionë shëndetësorë, për të cilat Oda nuk ka autoritet të drejtpërdrejtë, por shpreh shqetësim të madh, sepse ndikojnë rëndë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se institucionet shëndetësore si kompetente për këtë segment të raportit, në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, do t’i heqin lëshimet brenda afateve të dhëna” – thonë nga Oda e Mjekëve.
Por se kush do të veproj në lidhje me lëshimet profesionale të bëra mbetet pezullë. Ditë më parë Ministri I Shëndetësisë deklaroj se Oda e Mjekëve do të duhet të ndërmerrë masa, ndërsa nga këtu thonë:
“Lidhur me lëshimet profesionale në trajtimin e shënuar në raport, Oda e mjekëve mund të veprojë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj në përputhje me Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, gjegjësisht vetëm në bazë të vendimit të përgatitur nga Ministri i Shëndetësisë. Në rastin konkret, një zgjidhje e tillë deri më tani nuk i është dorëzuar Odës së mjekëve, dhe oda e mjekëve nuk ka mundësi ligjore të iniciojë përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe të propozojë masa vetëm në bazë të raportit të dorëzuar” – thonë nga Oda e Mjekëve.
Nga oda e mjekëve thonë që presin vendim nga Ministri i Shëndetësisë që të saktësojë përgjegjësinë individuale dhe të propozojë masa specifike në përputhje me rregulloret ligjore reth rastit me vdekjen e fosnjës 14 muajshe.