Apeli rikthen rastin “Besa Trans” ku humbën jetën 45 persona, në rigjykim

Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për rastin Besa Trans, që do të thotë se pronari Bekim Haxhiu nuk do tw përballet më me 20 muaj burg. Çështja është kthyer në rigjykim, ku do të rishqyrtohen provat që kanë të bëjnë me falsifikimin e lejes së qarkullimit rrugor. Prokuroria pretendon se autobusi përdorte leje të përgjithshme në vend të asaj speciale, ndërsa mbrojtja mohon të ketë pasur falsifikim.

“Është revokuar vendimi, janë respektuar ankesat e të akuzuarve si person fizik dhe juridik. Pas ankesave dhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi është revokuar dhe lënda është kthyer në rigjykim”, kanë thënë nga Apeli.

Sipas aktakuzës së shkallës së parë, Haxhiu përmes vozitësve që drejtonin autobusin ka përdorur një certifikatë të rreme të patentës, e cila nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Me të njëjtën, ai ka kaluar kufirin shtetëror mbi 20 herë. Megjithatë, mbrojtja mohoi se ajo kishte falsifikuar certifikatën e licencës. Ata këmbëngulin në formulimin se për të pasur një falsifikim dikush duhet të krijojë një dokument të rremë, gjë që sipas tyre nuk ka ndodhur në këtë rast.

Rasti u hap pasi një autobus i Besa Trans u përplas me një gardh në autostradën Struma pranë fshatit bullgar Bosnek në orët e hershme të mëngjesit të 23 nëntorit 2021. Menjëherë pas përplasjes, autobusi mori flakë, duke humbur jetwn 45 persona dhe duke shpëtuar shtatë nga pasagjerët.

Gjithashtu, gjykata e dënoi Haxhiun me 800.000 denarë, ndërsa kompanisë iu ndalua transporti ndërkombëtar për katër vjet.
Kjo çështje gjyqësore nuk lidhet drejtpërdrejt me shkaqet e aksidentit tragjik të 23 nëntorit 2021 në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona, por i referohet falsifikimit të dokumentacionit për leje qarkullimi, lidhur me funksionimin e “Besa Trans”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share