Mjekët obligohen që pacientët t’i trajtojnë me ndërgjegje dhe përgjegjësi. Kështu vlerësojnë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë, prej ku ashpër e dënojnë rastin e anesteziologut në Tetovë, i cili xhiroi pacientet në sallën e operacionit dhe i publikoi në “tik tok”, përcjell KlanM.
“Kërkesa për respektimin e të drejtave personale, nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të dretjat e pacientëve, për këtë, në afat sa më të shkurtër, organet e Odës do të thirren që të shqyrtojnë rastin dhe të ndërmarrin aktivitete dhe masa”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.
Nga kjo Odë thonë se mjekët duhet të ruajnë dinjitetin dhe të drejtat e pacientëve. Ata zotohen se do të mbrojnë profesionin e mjekut nga të gjithë ata që mundohen apo tentojnë ta cënojnë dinjitetin, integritetin dhe pasqyrën e këtij profesioni./KlanMacedonia