Rasti i 13-vjeçares në Kosovë: Vazhdojnë hetimet pas gjetjes së të miturës, dyshohet se u dhunua nga dy persona

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kosovën pasi një vajzë 13-vjeçare u raportua e zhdukur nga familja e saj. Pas një kërkimi intensiv, e mitura u gjet në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit.

Dy persona, një 20-vjeçar dhe një 37-vjeçar, janë arrestuar nën dyshimin për abuzim seksual ndaj së miturës. Policia ka nisur një hetim të thelluar për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Familja dhe komuniteti janë në pritje të përgjigjeve dhe drejtësisë për të miturën dhe ngjarjet që çuan në zhdukjen e saj.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share