Rasti “Feniks”, LSDM: Mickoski i rrethuar nga kriminelë, të japë dorëheqje

LSDM kërkoi sërish dorëheqjen e kreut të VMRO-DPMNE-së Hirstijan Mickoski pas aferës Feniks ku të përfshirë janë ish zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, përcjell KlanM.

“Rasti me monumentet nga Shkupi 2014 është i fundit në vargun e rasteve gjyqësore që tregojnë se DPMNE nuk është gjë tjetër veçse një parti kriminale. Nikolla Gruevski, Zoran Stavreski, Elizabeta Kançeska – Mileska, Violeta Alarova, Vladimir Todoroviq janë vetëm disa nga personat e akuzuar në rastin e fundit gjyqësor “Fenix”. Këta persona, përmes mega projektit kriminal Shkupi 2014, akuzohen se kanë përvetësuar rreth 16 milionë euro para publike për vendosjen permendorve të figurave historike. I rrethuar me personazhe kriminale dhe persona të dënuar, nëse Hristijan Mickoski ka sadopak virtyt, atëherë do të japë dorëheqje nga kryesimi i partisë”, deklaroi Darko Kaevski nga LSDM./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share