Rashkovskit i shfuqizohet paraburgimi shtëpiak, garanton me mbi 192 mijë euro se nuk do të arratiset

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski garanton me mbi 192 mijë euro se nuk do të arratiset, ndërsa Këshilli Penal i besoi, e pranoi garancinë dhe e liroi nga paraburgimi shtëpiak.

Pas dy ditëve, nga Gjykata Penale thonë se vendimi nuk është i plotfuqishëm dhe theksojnë se prokurori mund ta animojë vendimin.

Lirimi i Rashkovskit vjen pas gati katër muajve të kaluar në arrest shtëpiak. Ai u dënua për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare si dhe për pastrim parash. Aktgjykimi nuk është përfundimtar dhe çështja është në Gjykatën e Apelit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share