Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.
Pas ndeshjes, Milot Rashica foli edhe për rastin e humbur në fund të ndeshjes.
“Qejf pata boll me shënu dhe me u kthy në shtëpi me tri pikë. Pas tri ditëve kemi ndeshjen tjetër dhe shikojmë përpara. Ka hapësirë për përmirësim. Në pjesën e dytë zhvilluam lojë më të mirë”, tha Rashica pas ndeshjes.