Raportuesja e BE-së paralajmëron se Rusia mund të shfrytëzojë trazirat në Ballkanin Perëndimor

Euro-deputetja dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka shprehur shqetësimin për protestat e dhunshme që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj ato mund të përhapen edhe në Mal të Zi dhe mund të përdoren nga Rusia për të destabilizuar rajonin.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Von Cramon bën përgjegjës Bashkimin Evropian që sipas saj dështoi në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa i bën thirrje të përshpejtojnë veprimet.

“Kur shtetet snëtare të BE-së dështojnë të japin shpërblim të prekshëm për qeveritë progresive në Ballkanin Perëndimor, ne kemi trazira në Maqedoninë e Veriut dhe potencialisht edhe në Mal të Zi që mund të shfrytëzohen nga Rusia dhe aktorë të tjerë të huaj. Ka ardhur koha që Bashkimi Europian të kuptojnë dhe të përshpejtojnë veprimet e tyre”, shkruan eurodeputetja.

Kujtojmë që protestat e dhunshme në Shkup kanë vijuar për të pestën ditë radhazi kundër propozimit francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë.

Protestuesit kërkojnë nga qeveria të mos i nënshtrohet kërkesave bullgare me të cilat dyshojnë se cenohet gjuha dhe identiteti maqedonas dhe hapet rruga për siç thonë, bullgarizim librash dhe heronjsh kombëtar

Ndërkohë, të enjten më 7 korrik, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dërguar për shqyrtim në kuvend propozimin francez për kornizën negociuese në lidhje me zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por ende nuk është marrë dokumenti zyrtar.

Pas marrjes së dokumentit, do të thirret një seancë sipas procedurave parlamentare ku do të marrin pjesë të gjithë deputetët. Pritet që kjo seancë të mblidhet të premten.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share