Raportonte ndeshjen Holandë-Argjentinë, gazetari amerikan ndërron jetë

Gazetari amerikan i sportit, Grant Wahl ka ndërruar jetë teksa raportonte çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar, Holandë-Argjentinë, ndeshje që u luajt në stadiumin Lusail. Dyshimet janë që ai ka pësuar atak kardiak. Ai ishte 49 vjeç dhe punonte si korrespondent për CBS Sports.

“Të gjithë familjes së futbollit amerikan i është thyer zemra me mësimin e lajmit se kemi humbur Grant Wahl”, shkroi Federata e Futbollit në SHBA.

Whal ishte duke qëndruar në dhomën e medias kur u rrëzua gjatë pjesëve shtesë të ndeshjes. Menjëherë kanë ndërhyrë gazetarët e tjerë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e trishtë e konfirmoi më pas gruaja e Wahl. Më herët gazetari kishte pushtuar titujt kryesorë të lajmeve pasi u shoqërua nga stafi i sigurisë në stadiumin Ahmad bin Ali sepse kishte veshur një bluzë në solidaritet me komunitetin LGBTQ+.

Më herët ai kishte kryer vizita mjekësore në Katar pasi ishte ndjerë keq. “3 javë me pak gjumë, shumë stres dhe punë”, kishte shkruar ai.

Në SHBA, ai konsiderohet si një prej gazetarëve më të mirë sportivë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share