Ministri i Jashtëm i Turqisë do të vizitojë SHBA-në më 7-8 mars për bisedime mbi luftërat e Gazës dhe Ukrainës, mbrojtjen dhe energjinë.
Kështu i ka thënë një burim diplomatik turk të marten Reutersit, ndërsa marrëdhëniet ngrohen pas një marrëveshjeje për avionë luftarakë dhe bashkëpunimit në diplomacinë e NATO-s.
Lidhjet midis aleatëve të NATO-s janë tensionuara për vite me radhë nga çështjet që variojnë nga blerja e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia deri tek mbështetja e SHBA për një milici kurde në Siri të konsideruar nga Ankaraja si një grup terrorist, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, shitja e avionëve luftarakë të SHBA-së F-16 në Turqi pas ratifikimit nga Ankaraja të pranimit të Suedisë në NATO ka sjellë një vrull pozitiv në lidhjet e tyre.