Qytetarët e frikësuar gjatë natës kanë raportuar në policinë e Kumanovës se kanë dëgjuar të shtëna armësh që kanë ardhur nga stadiumi i futbollit.
“Më datë 11.07.2024, në ora 01:15, në SPB Kumanovë është raportuar se nga stadiumi i futbollit në Kumanovë është dëgjuar një e shtënë, në të cilën për momentin nuk po mbahej asnjë ngjarje-aktivitet, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme.
Policia shtoi se po merren masa për zbardhjen e rastit.