MPB: PO MERREN MASA PËR ZBARDHJEN E RASTEVE
Teodora dhe Jovana nxënëse në vitin e dytë në Shkollën e mesme “Nikolla Karev”, sot në ora 9:30 së bashku me nxënësit tjerë janë larguar nga ora mësimore pas njoftimit se në këtë shkollë është vendosur bombë.
“Nuk e shikojmë dhe aq si rrezik, thjesht na kap euforia që nuk kemi orë mësimore, dhe sa i përket rrezikut, nuk e di se a janë qesharake apo të vërtete këto paralajmërime , ndodh shumë shpesh dhe themi bomba dhe të dalim nga shkolla. Në 9:30 mendoj se ishte, dhe kur ishim në ndërrim të dytë kishte alarmi për bomba, thonë që emalimet mbërrin pas orës 1:30.” – tha Teodora dhe Jovana, nxënëse në SH.M ”Nikolla Karev”
Disa të moshuar të anketuar nga Tv Klan M thonë se nuk i shohin si rrezik paralajmërimet për bomba nëpër shkolla.
“Shihet se janë të pavërteta, nëse është 100 herë e pavërtete, patjetër që të jetë e rreme, luan dikush siç duket nga më të rinjtë” – tha një qytetarë.
“Ç’të them edhe unë, nuk e di, nuk është asgjë serioze” tha një qytetar
E përveç shkollës së mesme “Nikolla Karev”, informacione për bombë të vendosura sot kanë marrë edhe tri shkolla tjera në Shkup.
“Sot në SPB Shkup rreth orës 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të katër shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë kanë marrë masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga MPB.
Raporti për bomba të vendosura në shkollat e mesme filloi dy javë më parë, ndërsa paralajmërimi i parafundit për bomba të vendosura në shkollat e Shkupit ishte dy ditë më heret. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri