Raporti nga mjekësia ligjore për Vanja Gjorçevskën nuk është dorëzuar zyrtarisht në Prokurori

Nga Prokuroria Publike sot njoftuan se raporti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për Vanja Gjorçevskën nuk është dorëzuar zyrtarisht në Prokurori.

Nga Prokuroria theksojnë se janë në fazën e grumbullimit të të gjitha provave rreth hetimit për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski.

I dyshuari për vrasjen e Gjorçevskës dhe të Zhezhovskit, Ljupço Palevski-Panço është paraburgim ekstradimi në Turqi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share