Raporti i KE-së: RMV-ja mirë e përgatitur në pjesën e sigurisë së ushqimeve!

“DUHET SHUMË PUNË PËR GRUMBULLIMIN E TË DHËNAVE TË BESUESHME PËR PËRDORIMIN E PESTICIDEVE”

Maqedonia e Veriut ka nivel të mirë të përgatitjes në pjesën e sigurisë së ushqimit dhe politikës veterinarike dhe fitosanitare – ka vlerwsuar Komisioni Evropian në Raportin për Progresin e vendit, njofton KlanM.

Komisioni Evropian vlerëson se është arritur progresi i caktuar në luftën kundërs ëmundjes së kafshëve, kontrollin shëndetësor të bimëve dhe zbatimin e masave për çrrënosjen e dëmtuesve.

Komisioni, sic percjell KlanM, në vecanti flet për pesticidet, duke paralajmëruar se duhet shumë punë që të grumbullohen të dhëna të besueshme për përdorimin e tyre, si dhe ndikimin ndaj shëndetit të njerëzve.

“Është arritur progress në politikën fitosanitare, por masat për përdorimin e qëndrueshëm të pesticidëve nuk janë zbatuar. Vitin e ardhshëm RMV-ja duhet t`i miratojë ligjin për siguri të suhqimeve dhe ligjin për shëndetin e kafshëve, t`i përforcojë analizat e të dhënave në Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari si dhe të zbatojë masa për përdorim të qëndrueshëm të pesticidëve” – thuhet në raportin e KE-së.

Komisioni ka vlerësuar se është arritur progres në plasimin e ushqimit, ushqimit të kafshëve dhe prodhimeve me origjinë të kafshëve. Raporti, sic njofton KlanM, ka përmendur edhe rregullat specifike për ushqim të kafshëve.

“Ligjet ishin harmonizuar me kërkesat e BE-së për proteinat e përpunuara dhe me procedurat e marrjes së mostrave dhe hulumtimeve laboratorike. Agjencia ka vazhduar të zbatojë programin për ndjekjen e sigurisë së ushqimit dhe ka grumbulluar 90% nga 500 mostrat e planifikuara për ushqim të kafshëve” – thuhet në raportin e KE-së.

Sipas Komisionit, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, ka Programin për mbikqyrje aktive dhe pasive për lloje të ndryshme të sëmundjeve, por, sic percjell KlanM, grumbullimi, verifikimi dhe analiza e të dhënave nuk janë të mjaftueshme. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share