MARIÇIQ: ANULIMI I NEGOCIATAVE E BËN TË PASIGURTË PROCESIN REFORMUES
Euroambasadori David Geer, përsëriti vërejtjet e raportit të fundit të KE-së për progresin e vendit. Duke folur për punën e Kuvendit, ai shprehi shqetësim për polarizimin politik, që ndikoi ndaj punës së Kuvendit dhe solli në prolongimin e reformave të nevojshme, përcjell KlanM.
“Procesi i anëtarësimit në BE kërkon konsensus mes partive politike pikërisht për reformat kyçe. Raporti vëren përdorimin e tepërt dhe ndonjëherë të papërshtatshëm të procedurave të përshpejtuara. Bëjmë thirrje që flamuri i BE-së të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve qëllimi kryesor i të cilëve është të harmonizohen me normat e BE-së dhe jo të shkurtohet debati për çështje të rëndësishme. ka keqpërdorim të flamurit në rasti e ndryshimeve të ligjeve penale dhe ligjet në lidhje me korridoret 8 dhe 10d”, tha Gir.
Anulimi ose pasiguria rreth negociatave dhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, do ta bëjë të pasigurtë edhe procesin reformues – vlerëson Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
“Pakoja e zgjerimit dhe Raporti i KE-së për vendin tonë, si dhe Plani për rritje, janë mesazhet më të rëndësishme, ku nuk duhet të lejojmë që t`i prolongojmë afatet që qartë janë të përcaktuar. Anulimi i negociatave dhe anëtarësimit në BE, e vë në pasiguri edhe procesin reformues sipas standardeve të BE-së”, tha Bojan Mariçiq.
Ndërkohë, Presidenca spanjolle me Këshillin e BE-së ka dorëzuar letrën ku i bën thirrje Maqedonisë së Veriut që t`i dorëzojë udhërrëfyesit që paraqesin obligim që del nga Korniza Negociuese për aderimin e RMV-së në BE që ishte miratuar më 19 korrik 2022.
Me qëllim të përgatitjes së tyre, sic thuhet në letër, përmes konsultimeve dhe procesit inkluziv, Zv/Kryeministri Mariçiq tha se do të propozohet mbajtja e një séance të përbashkët të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane, për ta shqyrtuar draft-udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës dhe reformave në administratën publike, kurse konsultime do të realizohen edhe me shoqërinë civile, Odat Ekonomime dhe Akademikët./KlanMacedonia