Raporti i fundit i “Freedom House”/ RMV-ja mbetet vend pjesërisht i lirë, ska progres nga viti 2023

Në raportin e fundit që u publikua sot nga ‘Freedom House’ Maqedonia e Veriut është vend pjesërisht i lire. Në krahasim me vitin 2023 vendi nuk ka shënuar asnjë progres pasi mbetet në pozitën e vendeve pjesërisht të lira.

Në një shkallë nga 0 deri në 100 pikë, në të cilën 0 pikë tregojnë një vend jo të lirë dhe 100 pikë një vend të lirë, Maqedonia në vitin 2024 është shënuar me 67 pikë, njësoj si në renditjen për vitin 2023. Nga vendet fqinje, Bosnja dhe Hercegovina ka përparuar me një pikë në krahasim me vitin 2023, ndërsa Serbia ka rënë me një pikë.

Në nivel evropian, Hungaria, Ukraina dhe Moldavia morën vlerësimin e vendeve pjesërisht të lira në vitin 2024.

Në raportin e publikuar sot, “Freedom House” vëren se vitin e kaluar, liria në nivel global ra për të 19-in vit radhazi dhe u vu re një rritje e autoritarizmit. Një përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive civile është vërejtur në 34 vende.

Në raportet e viteve më pare Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share