Pas seancës solemne, e cila i kushtohet komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, deputetët e Kuvendit të Kosovës, do ta kenë edhe një tjetër.
Aty me kërkesë të opozitës do të diskutohet Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Seanca nisë nga ora 11:00.
Më pas, në rend do të jetë edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, njofton Klankosova.tv/ Klankosova.tv