Raportet e UNICEF-it tregojnë se mbi 230 milion gra dhe vajza kanë përjetuar gjymtym gjenital

Në një studim të fundit të publikuar nga UNICEF më 8 mars, u zbulua se mbi 230 milionë femra në mbarë botën kanë qenë viktima të gjymtimit gjenital femëror, me një pjesë të madhe të tyre që jetojnë në kontinentin afrikan. Studimi tregon se në dhjetë vitet e fundit, rreth 30 milionë femra janë gjymtuar në këtë mënyrë, ku organet e tyre gjenitale janë hequr në mënyrë të pjesshme ose të plotë.

Megjithëse raporti i UNICEF tregon një tendencë në ulje të këtyre rasteve, paralajmëron se lufta kundër kësaj praktike të dëmshme po ecën me hapa të ngadalshëm, veçanërisht në dritën e rritjes së shpejtë të popullsisë.

“Ndërsa praktika e gjymtimit gjenital femëror po zvogëlohet, ritmi i uljes nuk është aq i shpejtë sa duhet,” thuhet në raport.

Gjymtimi gjenital femëror, i cili gabimisht mendohet se ndikon në kontrollin e seksualitetit të femrave, mund të rezultojë në komplikime serioze shëndetësore si gjakderdhje e rëndë, infeksione të traktit urinar, probleme menstruale, ulje të kënaqësisë seksuale, dhe ndërlikime në lindje. Përveç kësaj, mund të shkaktojë edhe pasoja psikologjike si depresion dhe stres post-traumatik.

Raporti i UNICEF vë në dukje se rreth 144 milionë femra në Afrikë kanë përjetuar gjymtimin gjenital, ndërsa në Azinë dhe Lindjen e Mesme numri arrin në 80 milionë. Somalia mbetet vendi me prevalencën më të lartë të kësaj praktike, ku 99% e femrave të moshës 15-49 vjeç janë gjymtuar. Nga ana tjetër, Burkina Faso ka bërë përparimin më të madh, duke ulur incidencën e gjymtimit gjenital femëror nga 80% në 30% në tre dekadat e fundit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share