Pres nga mandatari për Kryeministër të Maqedonisë së Veriut që publiksht, në mënyrë kategorike, të deklarojë se e respekton Marrëveshjen e Prespës – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Mitsotakis.
Sipas tij, emri i shtetit të mandatarit të ri, është Maqedonia e Veriut, “erga omnes” për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
Këto komente Kryeministri grek I bëri gjatë një press-konference në ishullin e Kretës, ku merr pjesë në fushatën për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.
“Do ta inkurajoja udhëheqësinë në Shkup që të mos e rrezikojë rrugën evropiane, që mbështetet nga vendi ynë. Të kuptojnë se zgjedhjet kaluan, se populizmi në politikën e jashtme ndoshta është tërheqëse për vota, por nuk është politikë serioze e jashtme kur dikush zyrtarisht merr mandatin. Besoj se në fund do të mbretërojë logjika”, deklaroi Mitsotakis.
Mitsotakis shtoi se cështjen konkrete do ta inicojë edhe në samitin e ardhshëm të NATO-s. Sipas tij, pala greke për momentin konstaton se qëllimi I VMRO-së është që në praktikë ta kontestojnë emrin e vetëm dhe unik për të gjithë duke u zotuar se Greqia nuk do ta pranojë këtë dhe do të kërkojë harmonizim absolut, për të cilën tha se është në të njëjtën vijë me BE-në dhe SHBA-të.