TRE NXËNËS NË KLASË TË PARË, NJË NË TË KATËRTËN
Abibja është nxënësja e vetme në klasë të katërt në Shkollën Fillore në Raoviq të Shkupit. Thotë se i mungon atmosfera e klasës me shokë e shoqe. Abibja pavarësisht se është nxënëse e vetme në këtë shkollë, mendon për të ardhmen, ka ëndrrat e saj.
“Mjeke, sepse kam dëshirë të kontrolloj fëmijët kur janë të sëmurë të shëroj njerëzit e mëdhej”
Në shkollën fillore periferike “Emin Duraku” në fshatin Raoviq të Komunës së Sarajit, në klasë të parë janë regjistruar vetëm tre nxënës.
Fatiu sot kishte ardhur i vetëm pasi dy shokët e tij mungonin. Në mësim e shoqëroi Abibja.
Fati. Këtë vit e ke filluar klasën e parë?
Po.
Fati edhe sa shok shoqe ke në klasë të parë?
Edhe dy”.
Do të thotë në këtë shkollë fillore gjithsejt janë 4 nxënës. Megjithatë, Drejtori i shkollës, nuk e humb optimizmin për rritjen e numrit të nxënësve.
“Këtë vitë kemi katër paralele që kemi në shkollën tonë 77 nxënës të regjistruar. Në shkollën periferike Raoviq kishte mungesë të nxënësve. Vitin e kaluar kishim vetëm një nxënës kurse këtë vit edhe dy nxënës të ri në klasë të parë”, tha Shefajet Dauti, drejtor në shkollën fillore “Emin Duraku”.
I pyetur nëse mund të sigurohet transporti për 4 nxënësit e Raoviqit që mësimin ta zhvillojnë në shkollën qendrore në Bukoviq, Drejtori thotë se kushtet klimatike gjatë dimrit vështirësojnë këtë mundësi.
“Po do të vazhdojnë atje të mbajnë mësim sepse gjatë dimrit domethënë kushtet klimatike nuk janë të volitshme për të transportuar ato nxënës këtu në shkollën qëndrore”, tha Shefajet Dauti.
Sikurse në shumë shkolla, shqetësimi kryesor mbetet mungesa e librave. Drejtori Dauti shpreson se deri në fund të muajit, Ministria e Arsimit do të gjejë zgjidhje për këtë problem./KlanMacedonia