Ramazani – katër këshilla për t’ju ndihmuar të ushqeheni mirë dhe të qëndroni të shëndetshëm

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të vitit për besimtarët myslimanë.

Shumica e muslimanëve do të agjërojnë gjatë orëve të dritës dhe nuk mund të hanë ose pinë derisa të perëndojë dielli.

Ditët e agjërimit mund të jenë të vështira dhe mund të jenë edhe më sfiduese këtë vit për shkak të pandemisë.

Por ka shumë gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të ruajtur shëndetin e tyre mendor dhe fizik gjatë Ramazanit.

AgroWeb.org në këtë artikull ju sugjeron të ndiqni disa këshilla, në mënyrë që të kujdeseni sa më mirë për shëndetin tuaj gjatë këtij muaji të shenjtë.

Ushqehuni mirë
Për t’i siguruar trupit tuaj të gjithë elementët kryesorë ushqyes që i duhen, kujdesuni të konsumoni ushqime me cilësi të lartë.

Gjatë Iftarit pini shumë ujë dhe ruani një ekuilibër të mirë të karbohidrateve, perimeve, proteinave dhe qumështit.

Marrja e këtyre lëndëve ushqyese ju ndihmon të qëndroni të hidratuar dhe të ngopur për një kohë më të gjatë. Madje atom und të forcojnë sistemin tuaj imunitar.

Gjatë Syfyrit përqendrohuni tek ushqimet që kanë një indeks të ulët glicemik, si ushqimet integrale, frutat dhe perimet. Këtu mund të përfshijmë tërshërën, thekrën, elbin, orizin kaf, kinoa, manaferrat, mollët dhe portokallet.

Këto ushqime nuk do të rrisin sheqernat në gjak dhe do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur për më shumë kohë.

Shmangni disa përbërës
Kur përgatitni vaktet për Syfyrin, është e rëndësishme të siguroheni që të shmangni kripën e tepërt. Pasi kjo do t’ju dehidratojë dhe do t’ju bëjë më të etur gjatë ditës.

Kafeina gjithashtu duhet të shmanget. Pijet me kafeinë kanë një efekt diuretik, duke rritur prodhimin e urinës në trup, gjë që mund të çojë në dehidrim.

Ushqimet e përpunuara dhe pijet me sheqerna të shtuara, kanë një dendësi relativisht të ulët ushqyese dhe nuk do t’ju mbajnë të ngopur.

Ushtrohuni

Të qenit aktiv fizikisht ka përfitime të konsiderueshme shëndetësore, prandaj është e rëndësishme të vazhdoni të ushtroheni rregullisht gjatë Ramazanit.

Të më lehtë, shmangni ushtrimet me intensitet të lartë. Në vend të kësaj, filloni me ushtrime të lehta për 15-30 minuta, të tilla si ecja ose joga.

Planifikoni përpara
Bëni një listë të përditshme të detyrave dhe shkruani gjëra që ju duken sfiduese. Kështu mund të planifikoni se si t’i luftoni ato.

Pavarësisht angazhimeve që keni, është jetike të planifikoni se çfarë do të hani në Syfyr dhe Iftar.

Mos e kaloni Syfyrin për të fjetur disa orë më tepër.

Shmangni punën gjatë pushimit të drekës, një gabim i zakonshëm që shumë njerëz bëjnë gjatë Ramazanit.

Edhe pse nuk mund të hani ose pini, provoni të bëni një shëtitje dhe të merrni ajër të pastër, të bëni pushime lutjeje ose të bëni një sy gjumë. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë dhe të keni më shumë energji./AgroWeb.org

Lexo gjithashtu
Total
0
Share